Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Të shtëna armësh në Batllavë, arrestohet i dyshuari

Të shtëna armësh në Batllavë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar dje në Batllavë pasi Policia ka pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri.

Sipas njoftimit, i dyshuari 30 vjeçar është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.