Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Të shndërrohesh në zë të viktimave kundër të pushtetshmeve

Të shndërrohesh në zë të viktimave kundër të pushtetshmeve

Shkruan: Afrim Kasolli

Thënia e shkrimtarit të njohur britanik George Orwell “se nëse liria nënkupton diçka, ajo nënkupton para së gjithash të drejtën për t’u thënë njerëzve ato gjëra që nuk kanë dëshirë t’i dëgjojnë” mbetet një postulat medial edhe sot e kësaj dite. Madje, ky formulim emblematik qëndron si një testament që në hyrje të mediumit të njohur britanik BBC, ashtu sikur se bie fjala, që moto e gazetës së njohur amerikane “The Washnington Post” është sentenca se “demokracitë vdesin në errësirë”. Të qëndruarit besnik ndaj këtyre parimeve është bërë sfidë në vete në një kohë kur rrjetet sociale dhe lajmet alternative janë shpërhapur më të madhe.

Është ky tension që e përshkuan edhe filmin më të ri biografik “Scoop” me regji të Philip Martin. Që në fillim të këtij rrëfimi mediumi BBC përballet me një vështirësi serioze publike dhe shkurtim të stafit për shkak të një konkurrence të pa mëshirshme në tregun medial. Prandaj, këtij mediumi i duhet që njëkohësisht ta ruajë si relevancën mediale ashtu dhe cilësinë e informacionit. Sepse në dallim nga platformat tjera sociale detyrë e kësaj dritare informative mbetet trajtimi i dëgjuesve dhe shikuesve, siç thotë filozofi i njohur gjerman Jurgen Habermas, jo vetëm si konsumatorë, pra si pjesëmarrës tregu, por njëkohësisht edhe qytetarë më të drejtën e pjesëmarrjes kulturore dhe politike.

Kështu, në mes lajmeve për Brexitin dhe temave joshëse sociale, gazetarja dhe producentja Sam McAlister ( Billie Piper) i vihet punës për të hetuar lidhjet okulte ndërmjet Dukës së Yorkut, Princ Andrew( Rufus Sewell) me të akuzuarin për abuzime seksuale, Jeffrey Epstein (Colin wells)

Ky relacion e ndjek pas si nj fantazmë Dukën e Yorkut. Me këtë rast, Sam McAlister, vendos kontakte me sekretaren personale të princit Amanda Thirsk (Keeley Hawes) me qëllim zbardhjen e këtij “misteri”.

Presioni bëhet më i madh pas arrestimit nga FBI të Jeffrey Epstein. Ai akuzohet për trafikimin seksual të dhjetëra vajzave të mitura. Ndërkohë, dyshimet ekzistojnë se dhe Vriginia Giuffre, 17 vjeçare i është ofruar si kliente edhe Princ Andrew-ut. Në këtë kontekst, ky i fundit bindet për t’u rrëfyer, sidomos pasi Jefrey Epsstein gjendet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese Metropolitan në Chicago. Sipas raportit zyrtar ky miliarder, i njohur edhe për afërsinë e tij me Bill Clintonin dhe Donald Trump-in, kishte pësuar atak në zemër.

Intervista për programin Newsnight nën moderimin e Emili Maitlis (Gillian Anderson), organizohet në Pallatin Mbretëror, me shpresën e Dukës për ta përmirësuar imazhin. Mirëpo, i sfiduar nga pyetjet konkrete të Emili Maitlis për këtë anë të errët të tij, ai vetëm sa fundoset edhe më shumë.

Kjo intervistë arrin rekordin e shikueshmërisë. Presioni social arriti kulmin dhe pa ka kaluar shumë kohë Pallati e lëshon një deklaratë për shtyp, ku e njofton opinionin se Duka i Yorkut zhvishet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë mbretërore. Ai e pranon se lidhja e tij me Jeffrey Epstein ishte e gabuar. Dhe nuk ka kuptim që të qëndrojë edhe më tutje në pozitën e Dukës, sidomos pas vdekjes së Jeffrey Epstein, kur shumë nga viktimat e tij ende janë pa përgjigje. Dhe që secilës prej tyre i duhet që me shumë dhimbje ta rindërtojnë jetën.

Është ky një rrëfim se si një medium e tregon një histori që ju intereson njerëzve mund të ketë sukses publik. Dhe veçanërisht kur dhe është një nga ato historitë që i mbajnë përgjegjës të pushtetshmit dhe u japin zë viktimave. Natyrisht, edhe sot e kësaj ditë shumë nga të mbijetuarat e abuzimeve seksuale të Jefrry Epstein luftojnë për drejtësi. Dhe kjo drejtësi ende mungon plotësisht edhe pse disa nga viktimat e këtij abuzimi janë dëmshpërblyer deri në 500 milionë dollarë. /TV Arbëria

Themes by WordPress