Vlora Çitaku, nga PDK-ja, në ditën e Presidentit ka publikuar një foto të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në një postim në rrjete sociale, Çitaku shkroi se presidentët, ministrat dhe deputetët do të vijnë e do të shkojnë, por shumë rrallë lindin figura që ndryshojnë kahjen e historisë. Ajo e vlerësoi Thaçin si një prej atyre të paktëve që kanë shënuar epoka.
“Edhe pse i mbyllur padrejtësisht mes katër muresh, aura e Presidentit Thaçi mbetet e njëjtë, e fuqishme, e pathyeshme. Le të jetë kjo beteja e fundit, President. Urime Dita e Presidentit!” – shkroi ajo. /TV Arbëria
Postimi i plotë: