Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Të rinjtë e Ferizajt vizitojnë Bondsteel-in, njihen nga afër me punën e KFOR-it

Të rinjtë e Ferizajt vizitojnë Bondsteel-in, njihen nga afër me punën e KFOR-it

Të rinj nga qendra e mësimit të gjuhëve “Kursi ABC” në Ferizaj kanë vizituar Kampin Bondsteel, ku kanë marrë pjesë në Ditën e Sigurisë Publike të organizuar nga Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it.

Gjatë vizitës, nxënësit u takuan me pjesëtarë të KFOR-it, zjarrfikës, personel mjekësor dhe veterinar, ndërsa ndoqën edhe një demonstrim me qen të trajnuar për detyra ushtarake, raporton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të KFOR-it në Facebook, të rinjtë u njohën nga afër me kapacitetet e reagimit ushtarak dhe emergjent, si dhe me mënyrën e ofrimit të sigurisë publike.

ktiviteti shërbeu po ashtu për të nxitur bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe komunitetit lokal.