Grupi i aktivistëve “Asnjë Cent Më Shumë” ka njoftuar se do të organizojë një protestë të dytë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila do të mbahet më 11 prill 2025 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Pas protestës së parë madhështore, tani kthehemi më të vendosur, më të bashkuar dhe më të zëshëm! ZRRE po afrohet drejt marrjes së një vendimi që rrezikon përkeqësimin e jetesës për mijëra qytetarë dhe biznese. Rritja e energjisë elektrike do të thotë rritje zinxhirore e çmimeve për çdo gjë që blejmë e konsumojmë. Kjo nuk është vetëm për një faturë, është për jetën tonë të përditshme. Le ta bëjmë këtë protestë edhe më të madhe, sepse kjo është një kauzë për të gjithë!”, thuhet tutje.