Blog Post

Arbëria TV > Yje > Të pandashëm edhe pas mbarimit të Big Brother, Heidi Baci ndan një moment intim me Romeon

Të pandashëm edhe pas mbarimit të Big Brother, Heidi Baci ndan një moment intim me Romeon

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre në masë të madhe.

Çifti, që u krijua në Big Brother VIP Albania 3, duket se po e mbajnë lidhjen mirë edhe jashtë atij formati.

Ata këtë kohë i kanë kushtuar më shumë rëndësi njëri-tjetrit, duke bërë pushime e duke kaluar sa më shumë kohë bashkë.

Modelja e njohur është kthyer sërish në Shqipëri, për të qenë më afër partnerit.

Ajo ka ndarë një moment intim, ndërsa shihen të përqafuar, ku shtoi: “Natën e mirë”.

Dyshja po vazhdojnë të jenë shumë të komentuar e po aq të dashur nga publiku.

Ata po vazhdojnë të qëndrojnë mes Shqipërisë dhe Italisë, meqë Heidi jetoi atje më parë.