Të paktën dhjetë persona kanë vdekur pasi shpërtheu vullkani në malin Levotobi Laki-laki, në lindje të Indonezisë.
Shpërthimi ndodhi afër mesnatës të së dielës, duke shkaktuar shtëllunga shpërthyese të llavës dhe duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra përreth.
Qendra për Vullkanologji tha se duhet të pastrohet zona prej 7 kilometrash nga krateri.