Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Të paktën 8 të vdekur nga përplasja e trenave në Indinë lindore

Të paktën 8 të vdekur nga përplasja e trenave në Indinë lindore

“Deri më tani kemi tetë viktima dhe rreth 25 janë plagosur dhe ata janë transferuar në spitalet e afërta për ndihmë mjekësore,” tha Sabyasachi De, një zyrtar i hekurudhave indiane, në lidhje me aksidentin në shtetin e Bengalit Perëndimor.

Ai tha se treni Kanchanjunga Express u godit nga pas nga një tren mallrash. “Pse ndodhi është një pyetje e cila do të ketë përgjigje pasi të përfundojë një hetim i detajuar,” shtoi ai.

Kryeministrja e shtetit Mamata Banerjee tha se ekipet e shpetimit nxituan në vend për ndihmë mjekësore.

Kryeministri Narendra Modi tha se aksidenti hekurudhor është trishtues. “Ngushëllime për ata që humbën të dashurit e tyre,” shkroi ai në X, duke shtuar se ministri i Hekurudhave Ashwini Vaishnaw është rrugës për në vendin e fatkeqësisë./AA