Të paktën 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një sulm me armë zjarri në një sallë koncertesh në Moskë.
Disa persona të armatosur dhe të maskuar hynë në sallën “Crocus City” në perëndim të Moskës, ku kryen një sulm masiv, raporton bbc.
Shtëpia e Bardhë tha të premten se nuk kishte asnjë indikacion fillestar se Ukraina, e cila po lufton kundër pushtuesve nga Rusia, ishte përfshirë në një sulm “të tmerrshëm” në një sallë koncertesh në Moskë.
Disa persona të armatosur të veshur me kamuflazh hynë në sallën “Crocus City” në periferi të Moskës dhe hapën zjarr ndaj njerëzve të mbledhur për një rock koncert;
Të paktën 40 persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB);
Pamjet nga brenda sallës së koncerteve tregojnë të paktën katër sulmues që qëllojnë pa dallim ndaj civilëve që bërtasin duke u përpjekur të iknin;
U dëgjuan disa shpërthime dhe një zjarr i madh në ndërtesë, i cili shkaktoi shembjen e një pjese të çatisë pranë teatrit;
Autoritetet arritën të evakuojnë 100 persona të fshehur në bodrum dhe ka raportime se disa nga sulmuesit janë barrikaduar brenda.
Garda kombëtare e Rusisë është përfshirë në kërkimin e sulmuesve, identiteti i të cilëve ende nuk është përcaktuar;
Shteti Islamik ka pretenduar se ka kryer sulmin në bashkinë e qytetit Crocus, thotë kanali Telegram i grupit;
Disa prej të dyshuarve pretendohet se kanë ikur prej skenës së krimit ndërsa Garda Kombëtare e Russës është larguar nga salla e koncerteve. /Telegrafi/
❗️ The entire Crocus City Hall concert hall has been destroyed
The roof of the Crocus City Hall is reported to have collapsed. The area of the fire is 12900 square meters.
Most of the victims of the terrorist attack are in a condition of average severity, said the Governor of… pic.twitter.com/M0fXl9JlO5
— NEXTA (@nexta_tv) March 22, 2024