Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Të paktën 40 persona të vrarë në Gazë nga sulmi izraelit, thonë palestinezët

Të paktën 40 persona të vrarë në Gazë nga sulmi izraelit, thonë palestinezët

Të paktën 40 persona janë vrarë në Gazën jugore dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në një zonë të caktuar humanitare, ka thënë autoriteti i Mbrojtjes Civile i drejtuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite tha se avioni i saj sulmoi një qendër operacionale në Khan Younis që i përkiste luftëtarëve të Hamasit dhe se kishte marrë hapa për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve.

Banorët vendas thanë se tre sulme kishin në shënjestër tendat që strehonin njerëz të zhvendosur në zonën humanitare të al-Mawasi, në perëndim të qytetit të Khan Younis, duke shkaktuar kratere të thella shtatë metra.

“Dyzet njerëz u vranë dhe më shumë se 60 u plagosën, ndërsa shumë janë ende nën rrënoja”, tha drejtori i operacioneve të autoritetit të Mbrojtjes Civile të Hamasit për BBC.

Dëshmitarët okularë i thanë BBC-së se shpërthime të mëdha tronditën zonën e al-Mawasi pak pas mesnate dhe flakët mund të shiheshin që ngriheshin në qiell.Khaled Mahmoud, një vullnetar për një organizatë bamirësie që jeton pranë vendit të sulmeve, tha se ai dhe vullnetarë të tjerë nxituan për të ndihmuar, por ishin të habitur nga përmasat e katastrofës.

“Goditjet krijuan tre kratere shtatë metra të thellë dhe varrosën më shumë se 20 tenda,” tha zoti Mahmoud.

Videot e pa verifikuara treguan civilë që gërmonin nëpër rërë me duar në përpjekje për të shpëtuar palestinezët nga një gropë e thellë e shkaktuar nga sulmet ajrore.

Powered by WordPress