Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Të paktën 24 të vrarë nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës

Të paktën 24 të vrarë nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 24 palestinezë në tri sulme të ndara ajrore në Qytetin e Gazës më 25 qershor.

Në mesin e të vrarëve është edhe motra e Ismail Haniyeh, shefit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian – thanë zyrtarët e shëndetësisë në Gazë dhe mjekët.

Tanket izraelite po ashtu kanë avancuar në perëndim të Rafahut, që gjendet në jug të Rripit të Gazës.

Dy sulme izraelite goditën dy shkolla në Qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën 14 persona, thanë mjekët. Ndërkaq, një sulm në një shtëpi në kampin e refugjatëve Shati, la të vrarë dhjetë persona të tjerë.