Raportohet se 198 palestinezë kanë vdekur pas sulmeve hakmarrëse ajrore izraelite në Rripin e Gazës – thanë zyrtarët shëndetësorë atje.
Zyrtarët shtuan se të paktën 1,610 njerëz ishin plagosur nga sulmet, raporton Sky News.
Izraeli nisi atë që e quajti “Operacioni Shpata e Hekurt” në përgjigje të inkursionit të Hamasit, që filloi me sulme masive me raketa herët në mëngjes.
Në anën tjetër, të paktën 100 izraelitë janë vrarë deri më tani nga sulmet e Hamasit, sipas gazetës së lajmeve N12 të vendit.
Kjo shifër është rritur me 60 nga sa u konfirmua më herët.
Sipas të dhënave zyrtare thuhej se numri i të lënduarve është 545, megjithëse një raport sugjeron se 740 janë lënduar deri më tani.
/TV Arbëria