Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Të pakënaqur me pagat e shkurtit edhe sindikata e Themelores në Prishtinë

Të pakënaqur me pagat e shkurtit edhe sindikata e Themelores në Prishtinë

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë është e shqetësuar me pagat e alokuara nga Qeveria e Kosovës respektivisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Kështu thuhet në komunikatën e Shoqatës Sindikale te Administratës se Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Shoqata Sindikale e kësaj gjykate është duke përcjellë dhe analizuar situatën me paga për punëtorët e administratës së gjykatave dhe shpreh shqetësimet e saja lidhur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficientëve të përcaktuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës , Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pasi shumë pozita të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficient si dhe ulje të pagave në disa pozita”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

Kryetari i kësaj sindikate, Naim Rrustemi po ashtu ka thënë se në vazhdim do i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante për t’i rishikuar gradimet dhe koeficientët e përcaktuar, sepse jo që nuk ka arritur paga të dinjitetshme siq pretendon Qeveria e Kosovës, por ka ulje të pagave në disa pozita

/ TV Arbëria

Themes by WordPress