Të moshuarit janë kthyer sot në Shtëpinë e të Moshuarve, në Prishtinë dy ditë pas shpërthimit të zjarrit në këtë objekt.
Përgjatë kësaj periudhe ata kanë qenë të vendosur në një hotel.
Në vendin e ngjarjes doli Policia, e cila njoftoi se flakëve iu shpëtuan të gjithë, duke raportuar se nuk ka asnjë të lënduar.
Dyshimet e para të Prokurorisë janë që zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e njërit prej banorëve të këtij institucioni.
Prandaj, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga pakujdesia”.
Burimet brenda Shtëpisë i thanë Kiks Kosova se dyshohet se zjarri u shkaktua nga një cigare.
/TV Arbëria