Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Të kërcënuar me vende pune, serbët detyrohen të marrin pjesë në protestën në veri

Të kërcënuar me vende pune, serbët detyrohen të marrin pjesë në protestën në veri

Punonjësit e strukturave paralele/ilegale serbe në Kosovë, kanë pranuar mesazhe e njoftime nga udhëheqësit e tyre dhe janë detyruar të marrin pjesë në protestë, edhe përkundër vullnetit të tyre, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Burimi tha se detyrimet për të marrë pjesë janë të qëllimshme, pasi që sipas të njëjtit, për “Listën Serbe” është i rëndësishëm viktimizimi para faktorit ndërkombëtar dhe kjo të duket që protesta ka mbështetje të madhe nga qytetarët serbë të Kosovës.

Transporti është organizuar nga të gjitha komunat me shumicë serbe, ndërsa ata që kanë përdorur vetura private, janë kompensuar për derivate.

Edhe pse protesta ishte paralajmëruar nga shoqata e pensionistëve serbë të Kosovës, ajo ishte organizuar nga subjekti politik “Lista Serbe”.

Themes by WordPress