Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Të hënën Kuvendi diskuton për buxhetin e vitit 2025, Gashi: Nëse merren parasysh vërejtjet tona, do e shohim si mundësi votimin e tij

Të hënën Kuvendi diskuton për buxhetin e vitit 2025, Gashi: Nëse merren parasysh vërejtjet tona, do e shohim si mundësi votimin e tij

Të hënën, Kvuendi i Kosovës do të mbajë seancë, ku në rend dite do të jetë diskutimi për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Kështu tha shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi.

“U vendos që ditën e hënë të këtë seancë me një pikë të vetme në rendin e ditës, diskutimin e buxhetit të Republikës së Kosovës për viitn 2025. Pra do të jetë një seancë dinamike, e cila e ka një fokus të veçantë”, tha ai.

Ai shtoi se vendimmarrja në Kuvend vazhdon të jetë e vështirësuar.

Gashi tha se nuk do ta votojnë buxhetin në formën që është tani, por shtoi se do të japin “vërejtjet, propozimet dhe nëse merren në konsideratë do ta shohim si mundësi”.

Ai tha se ky buxhet ka dy probleme ligjore dhe kushtetuese.

“E para ka të bëjë me ndërhyrjen e buxhetit në ligjin për Pagat në sektorin publik. Ndërsa e dyta është që tentojnë me bë këta është me ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme. Po ashtu e njëjta vlen sepse në ligjin specifik ndërhyhet me një ligj të karakterit të përkohshëm”, tha Gashi.

Ai tha se këto janë shkelje ligjor.

 

 

Powered by WordPress