Ivana Knoll ka mbërritur në Berlin të Gjermanisë ku po përgatitet për Kampionatit Evropian të futbollit, “Euro 2024”.
Ajo ka shëtitur nëpër qytet dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët kanë bërë foto me të.
Ivana më herët u ankua në Instagram se ishte e zhgënjyer me akomodimin në dhomën e hotelit.
“Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin dhe dhomat janë të vjetra, ngrohja nuk funksionon, palestra dhe pishina janë në ndërtim e sipër. Nuk e rekomandoj”, ka shkruar ajo.