Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi mbrëmë diplomati i BE-së, Miroslav Lajçak, tha se pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet e kaluara në dialog duhet të zbatohen.
Kështu u shpreh ai pas një darke pune të zhvilluar në Prishtinë, duke nënkuptuar se edhe ajo e Asociacionit duhet të implementohet, ndonëse për këtë ka pasur kundërshtime të ashpra nga kryeministri Kurti.
Por, Shoshi e ka pyetur Kurtin se a do të kërkojë falje për “qëndrimet dhe ofendimet e tij”.
“Albin, po thojnë që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen”, shkroi ajo në Facebook.
“A don me kërku falje për qendrimet tua e ofendimet? Apo, po e zgjedh me ik nga përgjegjësia”, përfundoi Shoshi.
/TV Arbëria