Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Të enjten mbyllet për qarkullim segmenti Kijevë-Dollc

Të enjten mbyllet për qarkullim segmenti Kijevë-Dollc

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se të enjten do të mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc pasi do të realizohet minimi Nr.4.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Ju njoftojmë se më datën 12.12.2024 (E enjte), në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.4 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, thuhet në njoftim.