Një imam turk është emëruar në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë.
Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjasë. Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur i cili ka bërë me dije këtë lajm.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.
“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.
Ndërkohë ditën e enjte viziton vendin tonë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Ai do të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama.