Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva janë të mitur, prokuroria jep detaje

Të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva janë të mitur, prokuroria jep detaje

Dy personat e arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, janë të mitur.

Viktima Lulzim Fejzullahu ka ndërruar jetë të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke u trajtuar për shkak të lëndimeve të rënda që kishte pësuar gjashtë ditë më parë kur ishte rrahur brutalisht nga të dyshuarit.

Policia për rastin e 18-vjeçarit nga Podujeva: Dy persona janë arrestuar, po kryhen hetime për vrasje të rëndë

“Ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale ‘Vrasje në tentativë’ (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.

Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.

“Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion”, bëhet e ditur më tej në njoftim. /Telegrafi/