Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Të dielën për disa orë mbyllet një pjesë e magjistrales Podujevë Prishtinë

Të dielën për disa orë mbyllet një pjesë e magjistrales Podujevë Prishtinë

Ujësjellësi “Prishtina”, ka njoftuar se të dielën do të realizohen punime teknike në ndërrimin e një valvule në fshatin Llugë, të Podujevës dhe dalja për Prishtinë në Albanik, do të mbyllet në orën 08:00, në mënyrë që të krijohen kushte për punë për ekipin e makinerisë.

Sipas njoftimit, do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë në fshatrat Albanik-Prishtinë.

“Punimet zgjasin rreth tre orë”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria