Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar tregojnë se mërgimtarët po presin deri në 20 minuta te pikë kalimi te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë, ku kolona është deri në 50 metra.
Ndërsa nuk raportohet se ka pritje për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike.
Një pritje e vogël po ndodh edhe në Bërnjak, ku ata që po hyjnë në Kosovë po presin deri në 10 minuta.
Derisa pikat tjera pritjet janë 3 deri në 5 minuta, në Merdarë mërgimtarët po presin deri në 30 minuta, ndërsa në Mutivodë deri në 10 minuta.
