Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti.
Prej tyre, 79 për qind e viktimave janë gra thuhet në raportin “Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje: Korrik 2023 – Qershor 2024” nga GLPS.Renata Bajrami nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi se gjatë kësaj periudhe, Prokurori i Shtetit ka ngritur 2 mijë 635 aktakuza për veprat e dhunës në familje. Po ashtu Bajrami tha se nga gjykatat vendore nevojiten 262 ditë qe të zgjidhen lëndët e pranuara.
“Gjatë periudhës korrik 2023 dhe qershor 2024 janë raportuar 2 mijë 856 raste të dhunës në familje. Nga 2 mijë 856 raste të dhunës të raportuar 79 për qind e viktimave janë gra. Reflektohet dominanca e sistemit patriarkal në shoqërinë kosovare”, ka deklaruar ajo.
Udhëheqësi i Ekipit për të Drejtat Themelore dhe Sundimin e Ligjit nga Zyra e BE-së në Kosovë, Nicola Scaramuzzo tha se rastet e dhunës në familje janë çështje urgjente e te drejtave te njeriut në Kosovë.