Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Të dënuarit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë bëhen me certifikata për “Menaxhim të Zemërimit”

Të dënuarit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë bëhen me certifikata për “Menaxhim të Zemërimit”

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë është bërë shpërndarja e certifikatave për programin “Menaxhimi i Zemërimit”, program i cili po cilësohet i rëndësishëm për rehabilitimin dhe trajtimin e personave të dënuar në këtë qendër paraburgimi në Prishtinë.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave, pjesëmarrës ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të Qendrës së Paraburgimit të Prishtinës, Sali Ademi dhe Drejtori i Departamentit për Trajtimin e të Burgosurve, Arsim Sherifi.

Të tre drejtuesit vlerësuan “lart rëndësinë e këtyre programeve rehabilituese për ndërgjegjësimin e të burgosurve, korrigjimin e të menduarit dhe përmirësimin e sjelljeve”.

Sipas Shërbimit Korrektues, pjesëmarrësit u inkurajuan që të marrin pjesë edhe në aktivitete dhe programe të tjera të ngjashme.

Gjatë këtij viti, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë janë mbajtur 7 grupe për programet “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Shkathtësitë Sociale”, duke kontribuar në mënyrë të dukshme në uljen e incidenteve dhe konfliktit ndërmjet të burgosurve.

Themes by WordPress