Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona, të dënuar në total me 12 vite burg për trafik droge. Për njërin prej tyre pritet ekstradimi drejt Italisë, për të vuajtur atje dënimin e caktuar nga Gjykata e Ankonës.
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranë, pasi ishin dënuar në total me 12 vite burg për trafik droge.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në pranga ra 43-vjeçari Klodian Hoxha, të cilin Gjykata e Ankonës në Itali e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg, për trafik droge.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuan procedurën për ekstradimin e Klodian Hoxhës në Itali.
Ndërkohë Policia bën të ditur se në pranga ka rënë edhe një 26 vjeçar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Për këtë rast, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.