Daut Haradinaj nga Aleanca, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të Serbisë këtë të diel dhe të votojnë Koalicionin Shqiptar.
Përmes një video-mesazhi, Haradinaj u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë.
“Të dashur vëllezër e motra shqiptarë në Luginën e Preshevës, ju ftoj që këtë të diel ta shfrytëzoni shansin historik për përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë, për të ngritur zërin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.