Taulant Seferi shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, duke qenë ndër më të mirët në fushën e lojës të enjten.
Ndërsa sot, ai ka vendosur t’ia kushtojë një postim heroit Adem Jashari.
“Ne që po japim zemrën në fushë duke i bërë krenar gjithandej shqiptarët, por HEROI I LIRISË që dha gjithqka që kishte duke sakrifikuar edhe familjen e tij është kënaqësi kur degjon emrin e tij që thirret pa ndërprerë në Stadium të jep shpirt, motiv që të japim maksimumin aty.
Dhe me fitore ta ngrisim emrin e tij lart duke bërë krenar pasardhesit e tij. Rrespekt per Familjen JASHARI”, shkroi Seferi.
/TV Arbëria