Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Tatuazhi i Dakut bën bujë edhe në Kroaci

Tatuazhi i Dakut bën bujë edhe në Kroaci

Shqipëria mposhti Poloninë me rezultat 2:0 në xhiron e gjashtë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Ky është shkrimi i një ndër gazetave më të mëdha në Kroaci me titullin “Një ish-lojtar i Osijekut zemëroi serbët me një tatuazh”.

“Shqiptarët kaluan në avantazh në minutën e 37-të me golin e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut, i cili konfirmoi fitoren e vendasve në minutën e 62-të.

Daku mori një karton të verdhë për heqjen e fanellës pas festimit të një goli dhe në shpinë i është vënë re një tatuazh që do të zemërojë vërtet serbët.

Daku ka një tatuazh në shpinë të të ndjerit Agim Ramadani Katana, komandantit shqiptar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një organizatë paraushtarake e shqiptarëve etnikë që kërkonte pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Pranë tatuazhit është shkruar Katana 138”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress