Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tasholli: Pasi i dështoi aktakuza e parë, Haga po e nis me tjetrën, duhet t’i bëhet auditim për persekutim të njerëzve të UÇK-së

Tasholli: Pasi i dështoi aktakuza e parë, Haga po e nis me tjetrën, duhet t’i bëhet auditim për persekutim të njerëzve të UÇK-së

Publicisti kosovar, Ismail Tasholli, ka thënë se duhet t’i bëhet një auditim i jashtëm Gjykatës Speciale të Hagës, meqë sipas tij, Specialja po i persekuton njerëzit e UÇK-së.

Tasholli thotë se kjo gjykatë s’përmbush më as standardet minimale njerëzore dhe shton se pas dështimit të aktakuzës së parë, po e nisin tjetrën.

“Ka ardhur koha për një auditim të jashtëm të Gjykatës Speciale në Hagë, për PERSEKUTIMIN që po u bëhet njerëzve të UÇK-së.

Kjo gjykatë nuk përmbush ma as STANDARDET minimale HUMANE.Pas dështimit të aktakuzës së parë, po nisin me tjetrën.Lëreni politikën; drejtësia duhet të jetë qëllimi!”, ka shkruar ai.