Një taksist në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se derisa ka qenë duke e transportuar një pasagjer është sulmuar fizikisht në kokë me grushta nga ai.
Sipas njoftimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar me veturë taksi, duke e transportuar një pasagjer dyshohet se ishte sulmuar fizikisht në kokë me grushta nga pasagjeri mashkull dhe për atë shërbimin i dyshuari nuk ia kishte bërë pagesën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet tutje.