Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti sot takimin e tretë me radhë.
“Në këtë takim u prezantua analiza mbi menaxhimin e arsimit dhe aftësimit profesional kundrejt nevojave të tregut të punës të Republikës së Kosovës si dhe u diskutua lidhur mbi reformimin e sistemit qeverisës të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP)”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit pa dhënë detaje të tjera.
Të pranishëm në takim ishin ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe përfaqësues të ministrisë së Ekonomisë dhe ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve.