Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Takohen presidentja Osmani dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair

Takohen presidentja Osmani dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Me pritje shtetërore, Osmani dhe Blair tashmë kanë nisur takimin e tyre.

Pas takimit me Osmanin, ish-kryeministri britanik pritet që të takojë edhe krerët e tjerë shtetërore si dhe do t’u drejtohet deputetëve ët Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.

Osmani pak më parë është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.