Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Takimi në LDK, flet zëdhënësi: Ka konsulta të kryetarit me nënkryetarët

Takimi në LDK, flet zëdhënësi: Ka konsulta të kryetarit me nënkryetarët

Më herët u raportua se kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ditën e sotme do të mbajë një takim në selinë qendrore të partisë.

Megjithatë, zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa tha se ‘’nuk ka takim të kryesisë’’.

Mustafa tha se do të ketë konsullata të rregullta të kryetarit dhe nënkryetarëve.

‘’Nuk ka takim te Kryesisë. Ka konsulta te rregullta te kryetarit dhe nënkryetareve’’, ka thënë Mustafa.