Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Takimi me ministrat, Rama: Analiza e 12 muajve të shkuar, na bënë optimistë për 2023-ën

Takimi me ministrat, Rama: Analiza e 12 muajve të shkuar, na bënë optimistë për 2023-ën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot do të vazhdojë takimin me ministrat e qeverisë për të bërë analizën e vitit 2022.

Ai ka potencuar se analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar, i bënë shumë optimistë për vitin 2023.

“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sector”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Edi Rama, dje ka mbajtur takim me ministrat, siç e ka quajtur ai, diskutim maratonë të fillimvitit. /TV Arbëria

Themes by WordPress