Kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca sot do të mbaj takim të përbashkët me partitë politike ku do të diskutohet për seancën konstitutive të Kuvendit.
Ky takim do të mbahet në orën 12:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse ishte paraparë që takimi të mbahet me kryetarët e partive, të njëjtit si duket nuk do të jenë prezent.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pritet të jetë kryetari, Lumir Abdixhiku, por nënkryetarja, Doarsa Kica Xhelili.
Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka thënë për Telegrafin se në takim do të marrë pjesë dikush nga partia, pasi që kryetari Albin Kurti ndodhet jashtë vendit.