Ministrja e Puënëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Schwarz, përmes një njoftimi në “Facebook”, ka njoftuar se në Berlin po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit.
Schwarz po merr pjesë me me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
“Pas pjesëmarrjes në Konferencën e djeshme të Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS me ftesë të Sekretarit Blinken, të mbajtur në Uashington, sot kam mbërritur në Berlin, ku po marr pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock,” ka shkruar Gërvalla-Schwarz.
“Në këtë takim, do të paraqes qëndrimet e Republikës së Kosovës në lidhje me Procesin e Berlinit.”