Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Takimi i Kurtit me përfaqësuesit e QUINT-it, Qeveria jep detaje

Takimi i Kurtit me përfaqësuesit e QUINT-it, Qeveria jep detaje

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka qenë tema qendrore e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

“Ai theksoi se avancimi i mëtejmë i vendit tonë në procesin e pranimit do të tregonte se reformat demokratike dhe linjëzimi me normat dhe vlerat evropiane njihen dhe vlerësohen madje dhe në kontekste të vështira politike në të cilat kërkohen vendime parimore dhe strategjike që përforcojnë unitetin dhe qëndrueshmërinë evropiane”, thuhet në komunikatë.

Kurti ka thënë se vonesa në anëtarësim po vazhdon  t’u mohojë qytetarëve të Kosovës, përfshirë komuniteteve joshumicë dhe grupeve tjera të cenueshme, e drejta në qasje në Gjykatë Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një mekanizëm ky mbrojtës kyç që do të mund të forconte ndjeshëm të drejtat individuale dhe llogaridhënien.