Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla e cila po merr pjesë në takimin e Kartës ShBA-Adriatik në Nju Jork ka theksuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe kontributin për paqe dhe stabilitet.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexender Kasanof.
Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike është i domosdoshëm për të garantuar qëndrtueshmëri në rajon.
“Vura në pah se integrimi i plotë i Kosovës dhe atyre vendeve të rajonit, të cilat kanë orientim perëndimor, në strukturat euroatlantike është i domosdoshëm për të garantuar një rajon të qëndrueshëm dhe për të përballuar sfidat e reja të sigurisë, të intensifikuara nga ndikimet negative të Rusisë dhe aleatëve të saj në rajon”.
Kryediplomatja kosovare tregoi se po mërr pjesë në këtë takim es vendeve të A05 me ftesë të homologut shqiptar, Igli Hasani.
“Bashkëpunimi më intensiv mes vendeve të A-5 ndihmon për t’u ballafaquar mësfidat e sigurisë, të cilat paraqesin rrezik serioz për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë”, përfundoi Gërvalla.