Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Takimi i Hamzës në SHBA / Sadiku: Kjo është më shumë një fushatë elektorale për zgjedhjet nacionale

Takimi i Hamzës në SHBA / Sadiku: Kjo është më shumë një fushatë elektorale për zgjedhjet nacionale

Kryetari i Mitrovicës dhe njëherësh kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, po qëndron për një vizitë zyrtare të Washington D.C, ai përmes një postimi në rrejtin social Facebook ka njoftuar për mesazhin që ka marrë nga SHBA teksa ka thënë se qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, raporton TV Arbëria.

Ky takim zyrtar nga Bedri Hamza në SHBA është bërë në një kohë kur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është i ‘izoluar’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ashtu ku Qeveria e tij është duke u kritikuar për shumë aksione të pakoordinuara me partnerin kryesor të shtet ndërtimit të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje në një prononcim për TV Arbëria, ka folur analisiti politik Arbnor Sadiku duke e quajtur këtë takim fushatë elektorale e Z. Hamza për zgjedhjet nacionale.

Sadiku ka deklaruar se diskursi bashkëpunues më SHBA-të është pozitive, nga secili që qëndron, teksa shton se në rastin e Kryetarit të Mitrovicës më shumë paraqitet pozitive për PDK-në sesa për Kosovën, pasiqë ai nuk është në pushtet.

“Po diskursi bashkëpunues me SHBA-t është pozitiv, nga kushdo që vepron, por, në rastin e Hamzës nuk paraqet shumë diçka pozitive për Kosovën, por më shumë për PDK-n, sepse z.Hamza nuk është në pushtet”, është shprehur ai.

Më tej, analisti politik ka theksuar se Bashkësia Ndërkombëtare më shumë ndjek atë se çfarë thotë pushteti e jo opozita.

Bashkësia Ndërkombëtare ndjek atë çfarë thotë pushteti, jo opozita, dhe për atë gjë kjo është më shumë një fushatë elektorale e Z.Hamza për zgjedhjet nacionale”, konsaton Sadiku.

Sipas tij, ky takim është bërë për interesa të Hamzës njësoj sikurse veprimet e pushtetit të cilat synojnë përmes ndërmarrjes së hapave të njëanshme në Veriun e Kosovës, që t’i shërbejnë fushatës elektorale.

Tutje, Sadiku u bën apel qytetarëve të Kosovës mos t’i marrin seriozisht këto veprime gjatë kësaj faze.

“Veprimet e pushtetit të cilat synojnë përmes ndërrmarrjes së hapave të njëanshme në Veriun e Kosovës, t’i shërbejnë fushatës elektorale, pasi që tani jemi një vit elektoral, pra, qytetarët e Kosovës asnjërën palë s’do duhen marrë seriozisht në këtë fazë”, përfundoi Sadiku për TV Arbëria.

Powered by WordPress