Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, diskutohet për rrëzimin e aeroplanit në Belgorod

Takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, diskutohet për rrëzimin e aeroplanit në Belgorod

Një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet sot, ku do të diskutohet lidhur me rrëzimin e aeroplanit rus në Belgorod.

Siç raporton Sky News, një zëdhënës i Francës në OKB, i cili kryeson këshillin, tha se takimi do të fillon në orën 22:00.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia kërkon të përcaktojë “arsyet pas aktit kriminal ukrainas”.

Ukraina nuk ka konfirmuar nëse ishte e përfshirë në incidentin e djeshëm, por agjencia e saj e inteligjencës ushtarake sugjeroi se Rusia mund të ketë planifikuar rrëzimin për të minuar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.

Ndryshe dje në Belgorod të Rusisë që gjendet shumë pranë kufirit Rusi-Ukrainë, u rrëzua një aeroplan transportues ushtarak, brenda të cilit dyshohet se gjendeshin 65 ushtarë ukrainas që ishin zënë rob lufte.

Nga autoritetet ruse u tha se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit, ndërsa presidenti ukrainas theksoi mbrëmë se rusët po luajnë me jetën e ushtarëve ukrainas.

 

Powered by WordPress