Blog Post

Arbëria TV > Politika > Tahiri: Zhgënjimi i 51% do të dëshmojë për qeverisjen e dëmshme

Tahiri: Zhgënjimi i 51% do të dëshmojë për qeverisjen e dëmshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është qeverisja më e dëmshme dhe eksperimentale në vend.

Deputeti Tahiri tha se Kosova është më e varfër që nga 14 shkurti i vitit 2021.

Tahiri: Zhgënjimi i 51% do të dëshmoj se kjo ka qenë qeverisja më dëmshme

“Kosova është më e varfër që nga 14 shkurti i vitit 2021. Qytetarët e Kosovës duke humbur shpresën në këtë qeveri dhe këto institucione kanë marr rrugën e mërgimit…Duke mos pasur asnjë investim të huaj tash e dy vjet duke mos promovuar asnjë projekt kapital tash e dy vjet asnjë rrugë, fabrikë, asnjë shkollë duke thënë se do të bëjmë me qindra çerdhe për fëmijë e banesa për të rinj për çifte qeveria e Kosovës është kthyer në një instancë e cila vetë numëron, diskuton dhe flet për një 20 vitet e kaluara, dëmi i shkaktuar është tepër i madh dhe në fakt është kolateral…Është zhgënjimi i 51% që do të dëshmoj se kjo ka qenë qeverisja më dëmshme dhe eksperimentale në vend “, u shpreh Tahiri.

Deputeti i AAK-së, tha po ashtu se sot janë bërë 2 vjet e 2 ditë prej kur qeveria Kurti ka instaluar pasigurinë më të madhe që nga shpallja e pavarësisë.

Ndërsa, theksoi se kjo qeveri ka dëmtuar administratën shtetërore përmes ligjeve anti-kushtetuese.

Tahiri: Sot janë bërë 2 vjet e 2 ditë prej kur qeveria Kurti ka instaluar pasigurinë më të madhe

“Sot janë bërë 2 vjet e 2 ditë prej kur qeveria Kurti ka instaluar pasigurinë më të madhe që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë kohë është instaluar një pasiguri fillimisht tek qytetarët e Kosovës në raport me sigurinë juridike të secilit person që është në administratën shtetërore, duke shtyrë përpara ligjet anti kushtetuese provizionet që në esencë e dëmtojnë administratën shtetërore është prekur shtylla kurrizore dhe bazamenti i një shteti që është administrata shtetërore dhe shteti ligjore duke dëmtuar konsolidimin e demokracisë dhe mbikëqyrjen e demokracisë”, tha ai.

/TV Arbëria