Shefi i deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se veprimet e kryeministrit Albin Kurti, janë tendencë e sulm direkt ndaj demokracisë. Ai pohoi se Kurti nuk mund t’i detyrojë deputetët që të nënshtrohen.
Tahiri ka treguar edhe për numrin e Marrëveshje Ndërkombëtare që PDK-ja i ka përkrahur.
“Sjellja e sotme e Kurtit ishte një sulm direkt e demokracisë sonë. Është sjellje e paprecedent që del kryeministri e të thotë se nuk do të përgjigjet. Nuk mund ta detyrojë deputetin t’i nënshtrohet dikujt. Prandaj angazhimet e Kurtit janë për të instaluar një lloj diktati”.
“Nga marsi i vitit 2021, numri i marrëveshje që i kemi votuar është 50 sosh, ndërsa vlera në total arrin diku 850 milionë euro”, tha Tahiri, teksa vazhdoi me kundërshtitë për pushtetin.
“Ky është edhe i paditur, është i papërgjegjshëm. E shihni inflacionin, bllokimin e investimeve kapitale, prandaj do ti ndërmarrim të gjitha veprimet e mundshme demokratike”.
/TV Arbëria