Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Tahiri tregon cila është puna e vetme që ka bërë Qeveria qe dy vjet

Tahiri tregon cila është puna e vetme që ka bërë Qeveria qe dy vjet

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se për dy vjet në krye të ekzekutivit, të vetmen punë që e ka bërë Qeveria Kurti është lidhja e fshatrave të Arben Gashit me atë të Bekë Berishës, duke aluduar në ndërtimin e një ure në Saradran të Istogut.

“Një gjë e di që e ka bërë kjo Qeveri është lidhja e fshatit të Arben Gashit me atë të Bekë Berishës”, tha ndër të tjerash Tahiri.

Tahiri, ka adresuar një mori kritikash për Qeverinë Kurti. Sipas tij, Qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha fushat e brendshme dhe te jashtme.

“Kosova kurrë s’ka qenë më dobët në rrafshin ndërkombëtar. Krizat e brendshme kanë reflektuar drejtpërdrejt në dobësimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Raporti i Departamentit amerikan ka vërtetuar se kjo qeveria tani ka afera korrupitive të vërtetuara në këtë raport”, tha ai.

Para deputetëve ai ka prezantuar një rezolutë. “Rezoluta e jonë i parasheh 10 pika. Kjo është një alarm, një zile për kryeministrin dhe kabinetin e tij, të cilët unë nuk di çka kanë me thanë kur të dalin në këtë foltore. Më e pakta që mund të bënte është sjellja e një raporti për punën dy vjeçare për Kuvendin që e ka obligative”, u shpreh Tahiri.

TV Arbëria

Powered by WordPress