Shefi i grupit parlamentar nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka kërkuar që të mos amnistohen objektet e ndërtuara në pronat publike.
Këto komente ai i beri në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
“A e dini pse ka pasur ndërtime pa leje në prona private, për shkak se nuk ka pasur plan urbanistik dhe për shkak se ka pasur korrupsion. Njerëzit kanë ndërtuar në kohën e tyre në mungesë të rolit të shtetit”.
“Vetëm në Prishtinë ka afro 50 mijë ndërtime pa leje”.
“Nuk duhet të amnistohen njerëzit që kanë ndërtuar në prona publike – ato duhet rrënuar”.
/TV Arbëria