Ish – kryenegociatorja e e dialogut Kosovë – Serbi, Edita Tahiri është shprehur se Kurti ka mbetur duke numruar se sa banka financiare i ka mbyllur, sa herë Radojçiq ka hyrë në Kosovë pas Banjskës e sa forca i janë afruar Kosovës te kufiri.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kosova nuk i është frikësuar Millosheviqit që ishte kasap i Ballkanit, pasi thotë se kemi ditur të mobilizojmë popullin e të bëjmë aleatë Amerikën e të mposhtim Serbinë.
Tahiri është shprehur e bindur se Kosova di ta largojë Kurtin me mendje të vogël e me frikë të qyqarit, duke shtuar se ky është vetëm një episod i vogël i shkurtër dhe Kosova do ta marrë veten.
Postimi i plotë:
Kurti mbeti duke numruar sa banka financiare i mbylli sa here ky far Radojqici paska hyre ne Kosove pas Banjskes, sa forca te Serbise jane afruar te kufiri – Kosova nuk iu ka frikesuar Milosheviqit qe ishte kasapi i Ballkanit sepse ditem ta mobilizojme popullin dhe ta udheheqim, ditem ta bejme aleate Ameriken dhe mposhtem Serbine, mposhtem kasapin e Ballkanit, ndryshuam historine, dolem fitimtar- por jam e bindur se Kosova dine te largoj kete kryeminister me mendje te vogel, me nje frike si te qyqarit, jam e bindur ky gjunjezim i Kosoves eshte vetem nje episod i vogel e i shkurt – Kosova do ta marre veten, sepse ka ditur ta marre veten ne cdo sfide te historise!