Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tahiri: Sot Kosova është ndryshe, populli kërkon vetëm drejtësi për çlirimtarët

Tahiri: Sot Kosova është ndryshe, populli kërkon vetëm drejtësi për çlirimtarët

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova sot është ndryshe”, duke theksuar se populli nuk e pranon këtë ndryshim dhe kërkon drejtësi.

“Sot Kosova është ndryshe. Është një ndryshim që populli i Kosovës nuk e pranon. Ky popull kërkon vetëm drejtësi. Padrejtësinë e ka luftuar dhe do ta luftojë gjithmonë, me vendosmëri e pa u dorëzuar. Drejtësi për Çlirimtarët”, ka shkruar Tahiri.