Ish kryenegociatorja Edita Tahiri, ka thënë se Kosova ka cenuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tahiri për këtë ka fajësuar Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, sepse sipas saj Kosova me parë asnjëherë nuk ka pasur raporte të tilla me aleatin më të madh të vendit, SHBA-të.
Ajo e ka cilësuar deklarimin e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, si paralajmërim të tij alarmant e shqetësues.
Madje Tahiri, e ka quajtur kreun e Qeverisë, Albin Kurti, mashtrues dhe të padijshëm.
”Opozita duhet të jetë e bashkuar dhe qytetarët duhet të organizojnë protesta për të kundërshtuar qasjen e tillë të shefit të ekzekutivit me aleatët ndërkombëtarë,” ka thënë Tahiri”.
/TV Arbëria