Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri: Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza, do të restauroje dëmet dhe pasojat e krijuara nga Kurti

Tahiri: Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza, do të restauroje dëmet dhe pasojat e krijuara nga Kurti

Abelard Tahiri ka ngritur shqetësimin për situatën aktuale të Ushtrisë së Kosovës në një postim të tij.

Ai theksoi se ndërsa kryeministri Kurti alarmon për rrezikun nga ushtria serbe dhe provokimet në afërsi të vijës kufitare, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka paralajmëruar për probleme në shërbimin e ushqimit dhe mungesën e personelit, që mund të çojnë në pezullimin e aktiviteteve të ushtrisë.

Tahiri e cilësoi këtë gjendje si “jo vetëm shqetësuese, por edhe të papranueshme,” duke theksuar se Ushtria e Kosovës është krenaria e çdo qytetari dhe nuk duhet të neglizhohet për shkak të paaftësisë së qeverisë aktuale.

Ai gjithashtu përmendi se vetëm disa javë na ndajnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, kur qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të përpiqet të restauroje dëmet dhe pasojat e krijuara.