Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Tahiri: Pushteti i zhytur në batakun e hipokrizisë

Tahiri: Pushteti i zhytur në batakun e hipokrizisë

Shefi Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, e ka quajtur hipokrite qasjen e pushtetit në raport me Policinë e Kosovës.

Sipas tij “Ashtu siç dëshmuam sot një javë se jemi bashkë kundër Serbisë, sot, Grupi Parlamentar i PDK-së kërkoi që të jemi bashkë edhe në mbështetjen e Policisë së Kosovës. Ne sot propozuam tri pika në këtë rezolutë – sigurimin shëndetësor, shtesat e rrezikshmërisë dhe Ligjin për pensionimin e parakohshëm.

Vetëvendosja zgjodhi që mos ta përkrah këtë rezolutë, pra pushteti nuk deshi ta përkrah konkretisht Policinë. Ata le të mbesin në batakun e hipokrizisë së tyre duke u mjaftuar me poezi dhe fotografi për Policinë. Ne do të vazhdojmë me angazhimet tona konkrete që e fuqizojnë Policinë e Kosovës”

/TV Arbëria

Powered by WordPress